Zyrtare: Gio Simeone transferohet te Napoli në formë huazimi

Gio Simeone është transferuar te skuadra italiane e Napolit në formë huazimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Shuma e këtij huazimi është 2.5 milionë euro, pa e llogaritur klauzolën e lirimit që kap vlerën e 12 milionë euro. Napoletanët gjithashtu janë duke punuar edhe për të nënshkruar me…

Sport

18/08/2022 11:48

Gio Simeone është transferuar te skuadra italiane e Napolit në formë huazimi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Shuma e këtij huazimi është 2.5 milionë euro, pa e llogaritur klauzolën e lirimit që kap vlerën e 12 milionë euro.

Napoletanët gjithashtu janë duke punuar edhe për të nënshkruar me Ndombelen dhe Raspadorin. Testet mjekësore të tyre pritet të kryhen së shpejti. /Lajmi.net/