ZYRTARE: Foyth kompleton transferimin e përhershëm në Villarreal

Juan Foyth do të jetë lojtar i Villarrealit.

Sport

11/06/2021 12:43

Tottenham Hotspur ka konfirmuar se Juan Foyth është bashkuar me Villarrealin në një transferim të përhershëm, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi argjentinas erdhi në Londrën Veriore në vitin 2017 ku bëri gjithsej 32 paraqitje dhe shënoi një herë.

Ai ishte huazuar në Villarreal ku fitoi Europa League dhe tani “Nëndetësja e Verdhë” e ka ushtruar të drejtën për blerjen e plotë të kartonit të tij./Lajmi.net/