ZYRTARE: Eduardo Camavinga prezantohet si lojtar i Real Madridit

Real Madrid ka prezantuar transferimin më të fundit, mesfushorin Eduardo Camavinga.

Sport

08/09/2021 13:12

Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, gjiganti spanjoll e bleu francezin nga Rennes, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, sot (e enjte) Camavinga është prezantuar si futbollist i Realit dhe ka nënshkruar kontratën.

Camavinga do mbajë numrin 25 në fanellë, derisa para disa orëve u takua edhe me futbollistët e tjerë dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

Ndërkohë, Reali do paguajë 30 milionë euro për klubin francez./Lajmi.net/