ZYRTARE: Drita teston të gjithë lojtarët dhe stafin për COVID-19, këto janë rezultatet

Drita ka bërë të ditur se nuk ka të prekur me COVID-19 në skuadër.

Sport

19/01/2021 13:00

E gjithë skuadra e kampionit të Kosovës ka rezultuar negative dhe këtë e ka konfirmuar klubi në një komunikatë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të gjithë rezultojnë NEGATIV

Klubi jonë FC DRITA ditën e djeshme i ka kryer testet për COVID-19 në prag të udhëtimit për në Antalya të Turqisë ku kemi planifikuar të vazhdojmë me fazën përgaditore.

Sot kemi marrë rezultatet ku të gjithë kanë rezultuar NEGATIV dhe nuk do të kemi asnjë mungesë për shkak të testimeve.

Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin që ta falemderojmë stafin e IKSHPK-së nga Gjilani dhe qendrën në Prishtinë për gadishmërin ndaj klubi tonë”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/