ZYRTARE: Drin Govori largohet nga Gjilani

Futbollisti kosovar, Drin Govori nuk do të jetë më pjesë e Gjilanit.

Sport

09/06/2021 20:45

Govori kishte bërë të ditur lajmin për largimin nga klubi përmes llogarisë së tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi 22 vjeçar shkroi se ai është larguar nga skuadra e Gjilanit pas një marrëveshje dy palëshe me klubin.

“Përshëndetje miq të dashur, dua t’ju njoftoj që sot me marrëveshje të dyanshme, kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin para kohe me skuadrën SC Gjilani”, tha ai.

“Dua të falënderoj bashkëlojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe “Skifterat” për mbështetjen dhe momentet e mira që kaluam. Do të punoj shumë për arritjen e qëllimeve të mia personale”, tha Govori.

“Shumë shpejt do të ju njoftoj për të ardhmen!”, përfundoi Drin Govori./Lajmi.net/