ZYRTARE: Drenica përforcohet me Haxhijaj dhe Gashin
Drenica është duke vazhduar me përforcime për edicionin tjetër.

Sport
Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku ka nënshkruar kontratë me portierin Visar Haxhijaj dhe mesfushorin Fatlum Gashi, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë e Drenicës:
“Visar Haxhijaj e Fatlum Gashi, përforcojnë Drenicën!
Skenderaj – 09.08.2021
Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton të gjithë opinion sportdashës dhe gjithë tifozët dhe qytetarët e Skenderajt, që drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje, me dyshen pejane, portierin Visar Haxhijaj, dhe mesfushorin, Fatlum Gashi.
Visar Haxhijaj, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin , dhe do të mbroj ngjyrat kuq e zi në dy edicione. Gardiani pejan, që vjen nga skuadra e Besës nga Peja, është një portier me eksperiencë në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin, Fatlum Gashi. Ish lojtari i Besës , e së fundmi KF Dukagjinit, është bashkuar me ekipin, për të vijuar përgatitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022. Gashi do të jetë një ‘armë’ shtesë për trajnerin Lushtaku, në edicionin e ri. Klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe përforcimet tjera, të cilat do ta kompletojnë ekipin për kampionatin e ri, që do të nis me 21 Gusht”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, para disa muajve, Lushtaku për lajmi.net, kishte bërë të ditur se synojnë Kupën e Kosovës dhe daljen në Evropë./Lajmi.net/