ZYRTARE: Dënohet Juventusi

Juventusi ka marrë një lajm.

Sport

02/10/2018 18:05

Skuadra kampione e Serie A ka marrë një lajm të keq pak orë para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Young Boys.

‘Zonja e Vjetër’ është gjobitur nga Komisioni Disiplinor në Serie A, për koret raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Napolit, e fituar nga skuadra e Massimiliano Allegrit me rezultat 3:1.

Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, tifozët e Juventusit kanë fyer në kore raciste mbrojtësin Kalidou Koulibaly.

Andaj Komisioni Disiplinor i Serie A ka vendosur të dënojë Juventusin me mbylljen e stadiumit te pjesa e tifozëve ultras për një ndeshje, e po ashtu edhe me një gjobë prej 10 mijë eurove./Lajmi.net/