Zyrtare: Dembele nënshkruan me Barcelonën

Ousmane Dembele ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Sport

14/07/2022 11:29

Ylli francez, Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë edhe për dy vite të tjera në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Barcelonës ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje me lojtarin dhe kjo marrëveshje do të vlejë deri në vitin 2024.

Dembele ishte pa kontratë që nga 30 qershori i këtij viti, prandaj nënshkrimi do të llogaritet si transferim dhe jo rinovim.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Barcës për këtë marrëveshje. /Lajmi.net/