ZYRTARE: David Alaba transferohet në Real Madrid

David Alaba është lojtari më i ri i Real Madridit.

Sport

28/05/2021 18:09

David Alaba është lojtari i parë që transferohet këtë afat veror tek Real Madridi, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” sapo kanë konfirmuar transferimin e tij përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Alaba transferohet si lojtar i lirë në “Santiago Bernabeu”.

Reali ka bërë të ditur se 28 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Austriaku spekulohej prej kohësh se do të transferohej në Madrid dhe tani është zyrtare./Lajmi.net/