ZYRTARE: CONMEBOL e shpall Chapecoensen kampione të ‘Copa Sudamericana’
CONMEBOL ka njoftuar se ia ka dhënë titullin ‘Copa Sudamericana’ skuadrës së Chapecoense.

Sport
Pas tragjedisë ajrore që pësoi skuadra braziliane, dhe kërkesës së skuadrës kundërshtare, Atletico Nacional, CONMEBOL ka vendosur që titullin e ‘Copa Sudamericana’ për vitin 2016 t’ia dhuroi Chapecoense.
CONMEBOL nuk e ka lënë pa e shpërblyer edhe Atletico Nacional për gatishmërinë e treguar për t’u solidarizuar me skuadrën braziliane.
Ateltico Nacional është shpërblyer me çmimin “KONTINENTAL CONEMBOL FAIR PLAY” dhe një milion dollarë.