ZYRTARE: City e blindon Arijanet Muric, rinovon deri më 2024

Arijanet Muric e ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn, e cila do ta mbajë në ‘Etihad’ deri në vitin 2024.

Sport

09/07/2019 12:34

Portieri kosovar para pak momentesh u huazua për një sezon te Nottingham Forest, por në të njëjtën kohë ‘Qytetarët’ kanë njoftuar vazhdimin e kontratës me 20-vjeçarin.

“Ta vazhdoj kontratën time aktuale me Cityn për tri vjet të tjerë është diçka e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, një nder i madh për mua”, tha Muric, përcjell lajmi.net.

“Unë e kam shijuar me të vërtet sezonin 2018/19 dhe të përfshihesha në rrugëtimin tonë të suksesshëm në Carabao Cup ishte një eksperiencë e shkëlqyeshme”.

“Futbollistët dhe tifozët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe pjesë e gjithçkaje këtu. Klubi e ka shfaqur besimin e tij në mua me këtë marrëveshje të re. Dua të jem sa më i mirë që të jetë e mundur nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe kam mësuar shumë nga puna që e kam bërë me Ederson e Claudio Bravo në këtë klub”, deklaroi ai.

Muric do ta shpenzojë si i huazuar një sezon në Championship për t’u kthyer sërish në Premierligë. /Lajmi.net/