Lushaku: Jemi të gatshëm të kontribuojmë për zgjedhjen e Presidentit, duam t’i shmangim zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku është pyetur sot në lidhje me temën e Presidentit. Ajo ka thënë se ka pas takime mes të gjithë liderëve që të koordinohen si shtet për veprimet e ardhshme, shkruan lajmi.net. “Ka shumë procese të rëndësishme që pritet të ndodhin si ajo e Presidentit, por ishte edhe…

Lajme

28/09/2026 13:41

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku është pyetur sot në lidhje me temën e Presidentit.

Ajo ka thënë se ka pas takime mes të gjithë liderëve që të koordinohen si shtet për veprimet e ardhshme, shkruan lajmi.net.

“Ka shumë procese të rëndësishme që pritet të ndodhin si ajo e Presidentit, por ishte edhe kjo deklaratë dhe do të jemi me vullnetin maksimal që të konkretizojmë haoat që institucionet të kryejnë obligimet e veta dhe sa më parë të kemi zgjidhje për secilin problem që institucionet të punojnë”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se si parti kanë thënë se duhet t’i shmangin zgjedhjet, por sipas saj duhet kontribut i të gjitha partive.

“Ne vetëm nuk mund t’i japim President Kosovës. Ne nuk jemi në një situatë ku mund të themi jemi për ose kundër një kandidati kur kemi një situatë të re. Jemi të gatshëm të kontribuojmë për zgjedhjen e Presidentit dhe t’i shmangim zgjedhjet. Ne dëshirojmë që Kosova të ketë institucione. Kosova me një krizë kaq të gjatë institucionale gjatë dy viteve të kaluara, është keq për qytetarët dhe funksionimin e shtetit”, ka shtuar Lushaku. /Lajmi.net/