Zyrtare, cekohet dita dhe ora e përballjes së parë “El Clasico” për këtë edicion

Derbi më i madh i futbollit në botë që ndryshe njihet edhe si El Clasico, do të zhvillohet më 28 tetor. Sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit do të nisë në ora 16:15, sipas kohës tonë lokale, në ditën e shtunë. Lajmi konfirmohet nga gazeta spanjolle “Marca”, shkruan Lajmi.net. Real Madridi është aktualisht lider në…

Sport

02/10/2023 18:31

Derbi më i madh i futbollit në botë që ndryshe njihet edhe si El Clasico, do të zhvillohet më 28 tetor.

Sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit do të nisë në ora 16:15, sipas kohës tonë lokale, në ditën e shtunë.

Lajmi konfirmohet nga gazeta spanjolle “Marca”, shkruan Lajmi.net.

Real Madridi është aktualisht lider në elitën e futbollit spanjoll me 21 pikë, një më shumë se Barcelona.

Kjo ndeshje shikohet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shkak të rivalitet të madh në mes klubeve. /Lajmi.net/