ZYRTARE: Calabria rinovon kontratën me Milanin
AC Milan ka njoftuar që Davide Calabria ka rinovuar kontratën.

Sport
Skuadra italiane, AC Milan ka bërë të ditur që mbrojtësi Davide Calabria ka rinovuar kontratën e tij.
Calabria ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Rossonerët” që do ta mbajë atë deri në vitin 2025 në “San Siro”.
25 vjeçari ishte i lënduar në gjysmën e sezonit të fundit, ai ishte bërë pjesë e rëndësishme e paraqitjeve të mira të Milanit nën urdhërat e Stefano Piolit.
Calabria gjatë shtatë sezoneve me Milanin ka regjistruar 151 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola./Lajmi.net/
Official Statement: Davide Calabria ➡ https://t.co/48wW6UeOnS
Comunicato Ufficiale: @davidecalabria2 ➡ https://t.co/SlyyFHWyEh#SempreMilan pic.twitter.com/CpBvlOfJZs
— AC Milan (@acmilan) July 9, 2021