Zyrtare: Besnik Krasniqi kalon nga Prishtina te Drita

Besnik Krasniqi nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Dritës.

Sport

03/06/2022 19:13

Skuadra e Prishtinës përmes një njoftimi zyrtarë në “Facebook” ka bërë të ditur se futbollisti Besnik Krasniqi e ka përfunduar aventurën e tij me klubin.

Besnik Krasniqi, pas dy sezoneve me fanellën bardh e kaltër, largohet nga Prishtina pasi që i ka skaduar kontrata, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, Krasniqi pas aventurës së tij me Prishtinën tani i bashkohet klubit të Dritës, ku nga sezoni i ardhshëm do të ketë në rolin e kundërshtarit “Plisat”,

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të ekipit:

“???????????? ??????!

Futbollisti i mirënjohur, Besnik Krasniqi, e ka përfunduar aventurën e tij me FC Prishtinën.

Lojtari i njohur si “Babika” largohet nga skuadra “bardhekaltër” me t’i skaduar kontrata pas dy edicioneve ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Besniku dhe Prishtina janë “dashuri e vjetër” pasi që lojtari me ekipin është paraqitur edhe në edicionet 2008-2013.

Në karrierën e tij me Prishtinën, Krasniqi i ka fituar 4 tituj kampion, 1 Kupë dhe tre Superkupa të Kosovës. Në 210 paraqitje në të gjitha garat i ka realizuar 38 gola.

Klubi kryeqytetas i dëshiron shëndet e suksese në aventurën e re te FC Drita futbollistit prishtinas”.