ZYRTARE: Bekim Balaj transferohet tek Nizhny Novgorod

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj është tranferuar tek skuadra Nizhny Novgorod.

Sport

21/07/2021 19:26

Balaj është rikthyer në Premierligën ruse pas dy vitesh qëndrimi në Austri tek skuadra, Strum Graz, shkruan lajmi.net.

Më herët ai ishte pjesë e Akhmat Grozny, skuadrës nga Çeçenia ku kishte regjistruar 61 paraqitje dhe kishte shënuar 12 gola.

Skuadra ruse, Nizhny Novgorod ka zyrtarizuar transferimin e Balaj përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

Balaj u pyet për skuadrën e re, ku cilësoi si skuadër të mirë dhe ishte optimist për transferimin e tij.

“Po di disa gjëra për klubin, kur kuptova se do të luaja Nizhny, unë “kërkova” tërë internetin (buzëqesh me shaka)”m tha ai.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu, është një qytet me të vërtetë i bukur”, shtoi ai.

“Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premierligën ruse. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe stafin e klubit dhe së bashku me skuadrën dua që me të vërtetë të jem gati në ndeshjen e hapjes në Sochi dhe të jem në formën më të mirë fizike”, deklaroi Bekim Balaj./Lajmi.net/