Zyrtare: Bashkim Ramosaj përsëri kandidat i AAK-së për komunën e Deçanit

Dega e AAK-së në Deçan kanë përkrahur përsëri kandidaturën e Bashkim Ramosajt për zgjedhjet lokale. Lajmin e ka konfirmuar Ramosaj përmes një postimi, shkruan lajmi.net Ky vendim erdhi pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të degës së AAK-së në Deçan. “Në takimin me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, dega në Deçan, u mbajt takimi i…

Lajme

20/05/2025 18:36

Dega e AAK-së në Deçan kanë përkrahur përsëri kandidaturën e Bashkim Ramosajt për zgjedhjet lokale.

Lajmin e ka konfirmuar Ramosaj përmes një postimi, shkruan lajmi.net

Ky vendim erdhi pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të degës së AAK-së në Deçan.

“Në takimin me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, dega në Deçan, u mbajt takimi i radhës. Në këtë takim u morën vendime me rëndësi të veçantë për aktivitetet që kanë të bëjnë me fuqizimin dhe strukturimin e degës së AAK-së dhe renditjen e aktiviteteve për zgjedhjet lokale. Jam mirënjohës për të gjitha vendimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm dhe mbështetjen e plotë të kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Deçanit.”, ka shkruar në postim Ramosaj./lajmi.net/