ZYRTARE: Arsenali transferon portierin Ramsdale
Pas konfirmimit të blerjes së Martin Odegaard sot në orët e mëngjesit, klubi londinez tani ka zyrtarizuar edhe blerjen e portierit Aaaron Ramsdale nga Sheffield.
Sport
Klubi londinez ka paguar rreth 24 milion funte për portierin anglez, gjersa kjo tarifë mund të shkoj deri në 30 milion, nëse portieri arrin të bëhet numri një i portës së ekipit.
Portieri 23-vjeçar startoi në të gjitha ndeshjet edicionin e kaluar me Sheffield e cila në fund ra nga elita kryesore, duke u gjendur e fundit në tabelë.
Ramsdale do të bartë fanelën me numrin 32, dhe ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës derbi ndaj Chelseas.
Anglezi mund të debutoj në mesajvë, në raundin e dytë të Kupës Carabao që ekipi londinez e zhvillon ndaj West Brom të mërkurën. /Lajmi.net