ZYRTARE: Arsenal konfirmon ndërprerjen e kontratës së Aubameyang

Arsenal ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Sport

01/02/2022 20:12

Në raportin e “Topçinjve” thuhet se gaboni është larguar me marrëveshje të dyanshme, transmeton lajmi.net.

Aubameyang është duke u stërvitur me Barcelonën, skuadër që ende nuk e ka zyrtarizuar.

“Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, në 162 paraqitje, ka shënuar plotë 92 herë./Lajmi.net/