ZYRTARE: Adem Maliqi rikthehet te Llapi

Futbollisti Adem Maliqi ka kompletuar rikthimin te FC Llapi.

Sport

09/06/2021 10:17

Pasi e përfundoi aventurën te Feronikeli, Maliqi iu bashkua Llapit me të cilët nënshkroi kontratë njëvjeçare, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Mirë se u riktheve në vendlindje Adem Maliqi!

Podujevë, 9 qershor 2021 – Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t’i realizoj 4 gola. Më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit.

Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane”, shkroi klubi në komunikatë.

Ndërsa, nga Llapi pritet të largohen Liridon Leci dhe Ahmed Januzi./Lajmi.net/