ZYRTARE: Valencia transferon yllin e Man City

Skuadra e Valencias ka njoftuar për transferimin e yllit të Manchester City, Eliaquim Mangala.

Sport

12/08/2019 21:45

Valencia ka arritur marrëveshje me kampionët e Premierligës për të nënshkruar kontratë dy vjeçare me mbrojtësin, transmeton lajmi.net.

Mangala sezonin e kaluar luajti si i huazuar tek Everton, por ai aty pësoi një dëmtim të rëndë.

Lojtari francez ka edhe një vit kontratë të mbetur tek Man City. Lojtari kishte luajtur edhe më parë tek Valencia, gjatë sezonit 2015/16. /Lajmi.net/