Zvicra merr një fitore të rëndësishme ndaj Spanjës

Kombëtarja zvicerane ka mposhtur atë spanjolle. Zvicra arriti fitore 2:1 në udhëtim te Spanja. Të parët në avantazh kaluan mysafirët, me golin nga Akanji, në minutën e 21`/ Pavarësisht rasteve në 45 minutat e para nuk u shënua më asnjë gol. Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje edhe më e mirë. Alba ishte…

Sport

24/09/2022 22:46

Kombëtarja zvicerane ka mposhtur atë spanjolle.

Zvicra arriti fitore 2:1 në udhëtim te Spanja.

Të parët në avantazh kaluan mysafirët, me golin nga Akanji, në minutën e 21`/

Pavarësisht rasteve në 45 minutat e para nuk u shënua më asnjë gol.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje edhe më e mirë.

Alba ishte ai që barazoi rezultatin, në minutën e 55` të lojës.

Por, pas vetëm tre minutash Embolo shënoi, për t`i dhuruar sërish epërsinë zviceranëve.

Me këtë fitore Zvicra qëndron në vendin e tretë me gjashtë pikë, kurse Spanja ka tetë në pozitën e dytë./Lajmi.net/