Zvicra dhe Brazili po fitojnë, kush e merr vendin e parë me këto rezultate?

Me rezultatet aktuale, Brazili është në vendin e parë për shkak të golaverazhit më të mirë se Zvicra për një gol.

Sport

27/06/2018 20:47

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të Grupit E.

Zvicra po avancon ndaj Kosta Rikas 1:0 me golin e Blerim Xhemailit.

Epërsinë e ka krijuar edhe Brazili, që po fiton kundër Serbisë 1:0 me golin e Paulinhos.

Me rezultatet aktuale, Brazili është në vendin e parë për shkak të golaverazhit më të mirë se Zvicra për një gol. /Lajmi.net/