Zubimendi për interesimin e Barcelonës: Jam i fokusuar te Real Sociedad

Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, ka folur për interesimin e Barcelonës. Zubimendi së fundmi është pjesë e disa thashethemeve për një lëvizje të mundshme drejt Barcelonës. E, lidhur me këtë ka folur së fundmi vetë lojtari, duke thënë se është i fokusuar te ekipi i tij, Real Sociedad. “Ka një ndjenjë shumë të mirë…

Sport

03/10/2022 15:02

Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, ka folur për interesimin e Barcelonës.

Zubimendi së fundmi është pjesë e disa thashethemeve për një lëvizje të mundshme drejt Barcelonës.

E, lidhur me këtë ka folur së fundmi vetë lojtari, duke thënë se është i fokusuar te ekipi i tij, Real Sociedad.

“Ka një ndjenjë shumë të mirë mes meje dhe Real Sociedad. Vazhdimi i kontratës sime është çështje kohe. Jam i fokusuar te Real Sociedad”, u shpreh lojtari.

Kujtojmë se u raportua që trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, e do në ekip 23 vjeçarin./Lajmi.net/