“Leotrimi, nipi i Hashim Thaçit ka 5 qepje në kokë pas rrahjes brutale nga Policia gjatë protestës” Deputetja Deliu jep detaje nga QKUK-ja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vizitës në QKUK, ku së bashku me Vlora Çitakun tha se kanë vizituar Leotrim Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Deliu-Kodra pretendon se Leotrimi ka marrë pesë qepje në kokë pas, siç e ka cilësuar ajo, “rrahjes brutale” nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ajo ka kërkuar…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vizitës në QKUK, ku së bashku me Vlora Çitakun tha se kanë vizituar Leotrim Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Deliu-Kodra pretendon se Leotrimi ka marrë pesë qepje në kokë pas, siç e ka cilësuar ajo, “rrahjes brutale” nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ajo ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi për rastin.
“Me e rrahë brutalisht një të ri që nuk reziston është e papranueshme dhe e turpshme. As uniforma, as urdhri, as pushteti nuk e arsyetojnë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.
Deputetja ka thënë se kërkon përgjegjësi edhe për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve të tjerë.
“Sonte e pamë me sytë tanë. Nuk kemi me e heshtë!”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/