Zjarr në një lokal në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Një lokal është përfshirë nga zjarri në orët e para të së martës në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Zjarri është…

Lajme

29/09/2026 10:59

Një lokal është përfshirë nga zjarri në orët e para të së martës në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. /Lajmi.net/