Katër mijë duaj sanë dhe tri stalla përfshihen nga zjarri në Lipjan, Policia nis hetimet

Një zjarr fushor ka përfshirë një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë në Torinë të Lipjanit. Rasti është raportuar dje ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronë e tri viktimave meshkuj kosovarë kanë qenë pasuritë e përfshira nga zjarri. “Është raportuar se si pasojë e një…

Lajme

04/10/2026 08:35

Një zjarr fushor ka përfshirë një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë në Torinë të Lipjanit.

Rasti është raportuar dje ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronë e tri viktimave meshkuj kosovarë kanë qenë pasuritë e përfshira nga zjarri.

“Është raportuar se si pasojë e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.

“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme”, thuhet tutje në raport.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/