Dy persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë, marrin edhe armën me leje
Një banesë është thyer në Prishtinë, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur të marrin edhe një armë për të cilën pronari kishte leje. Rasti është raportuar më 3 tetor rreth orës 21:50. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar derën e ballkonit dhe kanë hyrë me forcë në banesën e…
Lajme
Një banesë është thyer në Prishtinë, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur të marrin edhe një armë për të cilën pronari kishte leje.
Rasti është raportuar më 3 tetor rreth orës 21:50.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar derën e ballkonit dhe kanë hyrë me forcë në banesën e ankuesit.
“Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në banesën e tij ku nga aty kanë arrit të marrin armën e tij për të cilën posedon leje”, thuhet në raport.
Ankuesi ka deklaruar se kishte vërejtur dy persona të maskuar dhe të veshur me të zeza duke u larguar nga ballkoni në drejtim të panjohur.
Rasti është nën hetime. /Lajmi.net/