Një person pëson lëndime të rënda në një rrahje në Zubin Potok, arrestohen katër të dyshuar – tre prej tyre të mitur
Katër persona janë arrestuar në Zubin Potok pas një përleshjeje, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur më 2 tetor rreth orës 23:35, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre nga të arrestuarit janë të mitur. “Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, tre prej tyre të mitur, për…
Lajme
Katër persona janë arrestuar në Zubin Potok pas një përleshjeje, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur më 2 tetor rreth orës 23:35, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre nga të arrestuarit janë të mitur.
“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, tre prej tyre të mitur, për shkak se gjatë një përleshje-rrahje lëndime trupore kishte pësuar viktima m/k”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe, sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka bërë të ditur se viktima do të transferohet në një shtet tjetër për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të miturit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/