Zidane: Synojmë pikët e plota ndaj Elches, dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë, Hazard do luajë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Elches.

Sport

29/12/2020 22:11

Tekniku francez ka të gjithë skuadrën nën dispozicion, meqenëse nuk ka të lënduar, përcjellë lajmi.net.

Zidane bëri të ditur se synojnë vetëm fitore tha se dëshiron që të gjithë lojtarët të mbesin në “Santiago Bernabeu”.

“Dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë. Për mua, janë më të mirët”.

“Jemi të lumtur që do luajmë prapë pas disa ditëve pushim. Elche është duke ia dal mirë dhe janë të vështirë në stadiumin e tyre. Do provojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë pikët”, tha ai fillimisht.

I pyetur për sulmuesin Eden Hazard, Zidane konfirmoi se është në plan që të zhvillojë disa minuta.

“Do të jetë aty nesër dhe planifikohet që të luaj pak. Eden është me skuadrën që disa ditë dhe jemi duke u mësuar me këtë”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Elches dhe Realit nis në ora 21:30./Lajmi.net/