Zidane refuzon të përgjigjet për Haalandin: Po mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme

Një ditë përpara ndeshjes së ardhshme, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë për media.

Sport

02/04/2021 15:03

Real Madrid do të mirëpres Eibarin në stadiumin “Alfredo di Stefano” për ndeshjen e ardhshme në La Liga, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Mino Raiola (agjenti i Erling Haaland) është parë në kryeqytetin spanjoll, Madridin, dhe për këtë çështje është pyetur edhe Zidane.

Ai ka thënë: “Unë nuk do të flas për këtë dhe nuk di asgjë, po mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Ndeshja e nesërme mes Eibarit dhe Real Madrid fillon në ora 16:15./Lajmi.net/