Zidane nxit spekulimet për kalimin te Juventus: Situata te Real Madrid mund të ndryshojë

Zinedine Zidane ka nxitur spekulimet për një kalim të mundshëm te Juventus.

Sport

07/03/2020 14:22

Ditëve të fundit është raportuar për një interesim të Juventus për Zidane, kurse ky  i fundit së fundmi ka nxitur edhe më shumë spekulimet.

Zidane ka thënë se aktualisht është trajner i Real Madrid, por ka thënë se ky fakt mund të ndryshojë.

“Jam trajner i Real Madrid sot, por kjo mund të ndryshohet” ishin fjalët e francezit

“Kurrë nuk ka siguri se ti do të vazhdosh në ndonjë rol futbolli” ka thënë tutje Zidane, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Juventus, Andre Agnelli thuhet të ketë kthyer sytë kah Zizou, i cili tashmë gëzon respekt të madh në Torino nga koha kur luante si lojtar. /Lajmi.net/