Zidane mund të buzëqesh, merr lajme të mira nga stërvitja e Real Madridit

Real Madrid është duke mirëpritur disa futbollistë nga lëndimet.

Sport

20/09/2019 15:13

Real Madrid ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para duelit me Sevillan, të dielën.

Trajneri Zinedine Zidane është nën presion të madh pas humbjes 3:0 në Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Por, ai ka marrë sot lajme të mira nga stërvitja pasi dyshja Luka Modric dhe Isco u stërvitën me topin, edhe pse ndaras nga skuadra, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Ata kanë dhënë sinjale pozitive se së shpejti mund t’i bashkohen ekipit duke përmbyllur procesin e rikuperimit nga lëndimet. /Lajmi.net/