Zidane ka një ‘problem’ luksoz në Real Madrid
Zinedine Zidane do ta ketë skuadrën e plotë për ta synuar trofeun e fundit të vitit.
Sport
Zinedine Zidane ka një ‘problem’ luksoz në Real Madrid.
Trajneri i “Los Blancos” për herë të parë në një Botëror për klube do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.
Pas rikthimit të disave nga lëndimet, Zidane do ta ketë skuadrën e plotë për ta synuar trofeun e fundit të vitit, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.
Por, tani Zidane do të ballafaqohet me problemin e eliminimit të pakënaqësisë në skuadër nga ata që mund të mbeten jashtë formacionit bazë për ndeshjet në Kampionatin botëror për klube. /Lajmi.net/