Zidane ka merita në sukses

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Zinedine Zidane ka rol të rëndësishëm në ekip. Zidane u bë asistent i Ancelottit pas emërimit të italianit në detyrë gjatë verës. Dhe, italiani beson se puna nga Zidane me futbollistë si Karim Benzema, Alvaro Morata dhe Jese është duke sjell fryt. “Zidane është i rëndësishëm…

Sport

24/01/2014 18:56

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Zinedine Zidane ka rol të rëndësishëm në ekip. Zidane u bë asistent i Ancelottit pas emërimit të italianit në detyrë gjatë verës.

Dhe, italiani beson se puna nga Zidane me futbollistë si Karim Benzema, Alvaro Morata dhe Jese është duke sjell fryt.

“Zidane është i rëndësishëm për mua”, deklaroi Ancelotti gjatë një konference për shtyp para vizitës tek Granada të shtunën.

“Puna e tij me Benzeman, Moratan dhe Jesen është duke u shpaguar”, shtoi ai.

Nën drejtimin e Ancelottit, Los Blancos kanë fituar tetë ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha garat dhe janë të pamposhtur nga disfata në udhëtim te Barcelona në tetor.

Reali nuk ka pësuar gol në gjashtë ndeshje këtë muaj dhe madje bëri shaka se meritat i takojnë atij.

“Ekipi është duke luajtur mirë për shumë arsye. Ju madje mund të thoni se trajneri është duke bërë punë të mirë”, theksoi ai.