Zidane i pakënaqur me short, ja çfarë thotë për Juventusin
Zinedine Zidane ka thënë se nuk kishte dëshiruar të takohej me Juventusin në fazën tjetër të garës.
Sport
Zinedine Zidane është i pakënaqur me shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk kishte dëshiruar të takohej me Juventusin në fazën tjetër të garës.
“Juventus është ekip i fortë, njësoj si në edicionin e kaluar. Është një ekip sfidues. Do të jetë e vështirë, kemi 50% të mundësisë së kualifikimit”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
“Juventus ishte ekip i rëndësishëm në karrierën time si futbollist. Do të më pëlqente t’i shmangeshim Juventusin por shorti na caktoi si kundërshtarë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/