Zidane flet për fitoren e Realit dhe mungesën e golave të Ronaldos
Zinedine Zidane është deklaruar i lumtur me fitoren e Real Madridit ndaj Espanyolit.
Sport
Skuadra e Zidanes në ‘Santiago Bernabeu’ ka mposhtur 2:0 Espanyolin në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.
“Jam i kënaqur sepse luajtëm mirë dhe lojtarët janë në formë të mirë”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
Francezi po ashtu foli edhe për mos shënimin e Ronaldos, duke thënë se atij nuk i mungojnë golat, por punon për ekipin.
“Cristiano gjithmonë shënon, por edhe kur se bën këtë, ai nuk ndjehet keq. Në sytë e mi ai duket mirë, i lumtur”.