Zidane dënon Odegaardin
Trajneri i Real Madrid Castilla, Zinedine Zidane e ka ndëshkuar talentin Martin Odegaard me rolin e rezervistit, pasi norvegjezi refuzoi të stërvitej me ekipin e dytë, pas disa seancave që kreu me të parin.
Sport
Martin Odegaard është shndërruar në problem të madh në Real Madrid.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, trajneri i Real Madrid Castilla, Zinedine Zidane, e ka ndëshkuar atë me rolin e rezervistit pas vendimit të norvegjezit të refuzojë stërvitjet me skuadrën e dytë të Los Blancos, pas disa seancave që kreu me të parën.
Odegaard dhe babai i tij kërkojnë nga Real që të respektohet marrëveshja e nënshktuar pas ardhjes së tij në klub e që parasheh që ai të stërvitet pesë herë në javë me skuadrën e parë.