Zidane bën shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Leganes
Real Madrid do të rikthehet në aksion këtë fundjavë në La Liga.
Sport
Pas fitores së rëndësishme në udhëtim te Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, Real Madrid rikthehet të luajë në La Liga, ku në ‘Santiago Bernabeu’ pret Leganes.
Për këtë ndeshje trajneri Zinedine Zidane do të pushojë disa nga lojtarët kryesor, e në mesin e tyre është edhe Cristiano Ronaldo.
Në sulm priten të jenë Gareth Bale dhe Karim Benzema.
Ndryshime të mëdha do të ketë në mesfushë, ku do të pushohen lojtarët e skuadrës së parë.
‘Goal.com’ ka paraparë se si mund të duket formacioni i Real Madridit në këtë ndeshje./Lajmi.net/