Zhegrova: Shpresoj të vazhdoj të luaj nga fillimi, tash fokusi ynë është në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve. Ylli i Juventusit iu gëzua triumfit të Kosovës ndaj irlandezëve dhe vetë startimit të tij në këtë takim. Në fund ia arritëm qëllimit me angazhim e të gjithë bashkëlojtarëve dhe është shumë pozitive që e fillum këtë kampanjë me fitore…
Sport
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve.
Ylli i Juventusit iu gëzua triumfit të Kosovës ndaj irlandezëve dhe vetë startimit të tij në këtë takim.
Në fund ia arritëm qëllimit me angazhim e të gjithë bashkëlojtarëve dhe është shumë pozitive që e fillum këtë kampanjë me fitore edhe tash fokusi ynë është në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë”, tha Zhegrova për Klan Kosovën.
“Ishte pak e vështirë të gjeja ato hapësirat e mia me kualitetin tim por në fund me rëndësi është fitorja e ekipit edhe kjo më bën të lumtur”.
“Kam bisedu edhe me trajnerin edhe kam qenë i gatshëm me lujtë nga fillimi edhe shpresoj të vazhdoj kështu”.