Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar për media sonte, në natën e nëntë të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Ai u pyet për gjendjen e Thaçit dhe të tjerëve, pas vendimit dënues të Speciales, transmeton lajmi.net. “Ai është mirë. Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre.”,…
Lajme
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar për media sonte, në natën e nëntë të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Ai u pyet për gjendjen e Thaçit dhe të tjerëve, pas vendimit dënues të Speciales, transmeton lajmi.net.
“Ai është mirë. Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre.”, tha shkurt Endrit Thaçi.
Sonte po zhvillohet nata e 9-të e protestave kundër vendimit të Speciales. Këto protesta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kurse me 1 tetor do të ketë marsh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së./lajmi.net/