Zhduket një 14 vjeçare në Rahovec, familja e saj nuk ka informatë për të që nga nëntori

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se është zhdukur e mitura Alisiana Shala nga Komuna e Rahovecit. Që nga muaji nëntor i 2025-tës, familja e saj nuk ka informacion ku gjendet 14 vjeçarja. Pavarësisht veprimeve intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, Policia ka thënë se nuk kanë arritur t’i lokalizojnë. “Me qëllim…

Lajme

18/02/2026 15:45

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se është zhdukur e mitura Alisiana Shala nga Komuna e Rahovecit.

Që nga muaji nëntor i 2025-tës, familja e saj nuk ka informacion ku gjendet 14 vjeçarja.

Pavarësisht veprimeve intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, Policia ka thënë se nuk kanë arritur t’i lokalizojnë.

“Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave. Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: