Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, hapet linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve
Në ditën e raundit të parë të zgjedhje lokale në Maqedoni të Veriut, Zyra e Avokatit të Popullit, ka hapur një linjë telefonike falas 0800-54321, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 19:00, duke u mundësuar qytetarëve të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së tyre për të votuar. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti,…

Lajme
Në ditën e raundit të parë të zgjedhje lokale në Maqedoni të Veriut, Zyra e Avokatit të Popullit, ka hapur një linjë telefonike falas 0800-54321, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 19:00, duke u mundësuar qytetarëve të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së tyre për të votuar.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Votimi do të zhvillohet në 3.474 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale me gjithsej 10.490 kandidatë. Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.
Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.
Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim AKI.