Zëvendësimi i Ramos: I komplikuar dhe shumë i shtrenjtë

Sergio Ramos është shndërruar në një çështje shumë të komentuar në Spanjë.

Sport

25/05/2019 09:41

Mediet kryesore të këtij vendi, ditën e premte kanë lëshuar alarmin duke raportuar se Ramos mund të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Përplasjet me Florentino Perez në muajt e fundit po cilësohen si shkas i vendimit për largim nga kapiteni.

Lajmi për largimin e Ramos, ka bërë që të flitet edhe për pasuesit e tij në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.

Deri më tani janë katër emra që janë cekur nga ‘AS’, të cilët cilësohen si operacione të komplikuara dhe shumë të shtrenjta.

Kalidou Koulibaly i Napolit, Matthijs de Ligt i Ajax, Virgil van Dijk i Liverpool dhe Jose Gimenez i Atletico Madrid, janë emrat që po konsiderohen zëvendësues potencial të Sergio Ramos./Lajmi.net/