Zeneli tregon ku po çalon Kosova

Arbër Zeneli ka deklaruar se Kosova ka luajtur lojë të mirë në humbjen kundër Sllovenisë, por se në 30 metërshin e fundit po hasin në probleme në finalizim.

Sport

11/10/2020 23:06

“Kemi luajtur lojë të mirë por si thash më parë nuk ishim të mirë në 30 metërshin e fundit. Nuk ishim të saktë aty. Ata patën një shans dhe shënuan”.

Pse nuk po krijojmë raste?

“Nuk e di, por siç pash sot, krijuam por në fund nuk kemi instinktin e golit. Fati nuk është me ne aktualisht. Jam i dëshpëruar”. Startues në dy ndeshje. A ishe i gatshëm?

“Po, jam gjithmonë i gatshëm për kombëtare. Tentoj 100% çdo herë. Ndonjëherë ia dal ndonjëherë jo. Bëra gjithçka”. A mund të ngritemi pas këtyre humbjeve dhe të fitojmë në Greqi? “Po normal. Jemi ekip të fortë, kemi individualista, mund të japim golla por tani e kemi të vështirë. Tani shkojmë në lojën tjetër me vetbesim”.