Zeka: Kam informata se Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të Speciales

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se Milorad Drecun është duke u hetuar për rrjedhjen e dosjeve të Speciales.

Lajme

30/09/2020 21:46

Zeka në emisionin Pressing në T7 se ka thënë se ka marrë informata që është pikërisht Drecun që ka rrjedhur dosjet e Speciales. Ai po ashtu ka thënë se nuk ka marrë kurrfarë dekorate.

Zgjedhjet në SHBA janë më 3 nëntor, por më shumë se 1,2 milionë amerikanë kanë votuar tashmë

“Kam informata se pikërisht Drecun është duke u hetuar për rrjedhjen e dosjeve nga Specialja. Po ashtu ai nuk ka marrë kurrfarë dekorate nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.