Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një qëndrim, nuk e ka një rezolutë që thërret për drejtësi
Sot bëhen 7 ditë që kur Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri me anë të një videoje ka kritikuar Kuvendin e Kosovës që ende nuk ka dal me një qëndrim për këtë vendim, transmeton lajmi.net. “Ky Kuvend tash e 1 javë ende nuk ka një…
Lajme
Sot bëhen 7 ditë që kur Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri me anë të një videoje ka kritikuar Kuvendin e Kosovës që ende nuk ka dal me një qëndrim për këtë vendim, transmeton lajmi.net.
“Ky Kuvend tash e 1 javë ende nuk ka një qëndrim politikë, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, tha ndër të tjera Tahiri në videon e publikuar./lajmi.net/