John Duncan për vendimin e Speciales: Pakënaqësi popullore, pasojat po bëhen gjithnjë e më serioze

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan ishte njëri nga dëshimtarët e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale në Hagë. Duncan ka komentuar vendimin e Speciales për të dënuar katërshen e UÇK-së me 81 vjet burgim, transmeton lajmi.net. Ai në postimin e bërë në “X”…

Lajme

23/09/2026 11:15

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan ishte njëri nga dëshimtarët e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Duncan ka komentuar vendimin e Speciales për të dënuar katërshen e UÇK-së me 81 vjet burgim, transmeton lajmi.net.

Ai në postimin e bërë në “X” ka folur edhe për protestat që po bëhen në Kosovë që nga dita e dhënies së vendimit.

Ish-këshilltari i Clark ka përmendur në postim pakënaqësinë e madhe të qytetarëve dhe duke theksuar thirrjet e protestuesve për bashkim me Shqipërinë.

Ai ka paralajmëruar se pasojat po bëhen çdo herë më serioze të këtij vendimi.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.

Gykata Speciale me 16 shtator mori vendimin për të dënuar me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së.

Që nga ajo ditë, protestat qytetarë nuk janë ndaluar, duke kërkuar liri dhe drejtësi për çlirimtarët.

Mbrojtja ka paralajmëruar se do të apeloj vendimin. Dje kemi hyrë zyrtarisht në fazën e kohës së apelimit.

Zërat në Kosovë dita e ditës po rritën për të ndërtuar një strategji kombëtare për të apeluar vendimin.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka dërguar në Kuvend propozimet për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale./lajmi.net/