Trump paralajmëron: Përballem me një vendim të madh për Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se përballet me një “vendim të madh” lidhur me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi të ri ose të një marrëveshjeje paqeje. Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, para një salle të mbushur me përfaqësues ndërkombëtarë, Trump…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se përballet me një “vendim të madh” lidhur me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi të ri ose të një marrëveshjeje paqeje.
Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, para një salle të mbushur me përfaqësues ndërkombëtarë, Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund ta “asgjësojnë” Iranin nëse konflikti nuk zgjidhet përmes negociatave, raporton BBC.
Një anëtar i vetëm i delegacionit iranian ndoqi nga afër fjalimin e presidentit amerikan.Deklaratat e Trump u bënë në një ditë të ngjeshur diplomatike, ku zhvilloheshin gjithashtu kontakte mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga përplasja mes dy vendeve.
Në fjalimin e tij, Trump foli edhe për çështje të tjera ndërkombëtare. Ai kundërshtoi idenë e një “qeverie globale” dhe u zotua se do të angazhohet për të ndërmjetësuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.Presidenti amerikan theksoi gjithashtu synimin që Shtetet e Bashkuara të ruajnë epërsinë në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale.