Zbulohet sonda e humbur e NASA-s, ja ku kishte ngecur

Ajo ka qenë duke udhëtuar nëpër sistemin diellor në sipërfaqen e ngrirë të një komete, tërësisht e vetmuar, për thuajse dy vjet. Tani sonda e vogël Philae, e cila ishte ulur në sipërfaqen e kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko në nëntor 2014, është gjetur më në fund në sipërfaqen e kometës.

Fun

06/09/2016 18:19

Kamerat e bordit të sondës Evropiane Rosetta nga orbita e kometës e kanë kapur Philaen të ngecur në një gropë me akull në sipërfaqen e kometës së errët.

Zbulimi është bërë disa javë përpara se Agjencia Evropiane e Hapësirës të planifokojë që Rosetta ta mbyllë misionin e saj te kometa.